Unë jam grua…!

Nga Flavia Hasko

Hesoidi thotë: “Në fillim shtëpia, gruaja dhe një ka për plugun”, gruaja, nëna, motra, vajza, janë shoqëria, janë elementi më thelbësor në një shtet, për formimin dhe progresin e tij, sepse ato edukojnë breza, ato falin jetë, ato janë forcë, inspirim.

E nisa me këtë shprehje të Hesoidit, për të thënë që në fillim është familja si pjesë e përbërë e së tërës, siç është shoqëria, kau që është skllavi i përmbushjes së nevojave të familjes, bashkimi i këtyre familjeve përbën shoqërinë, që bashkëjetojnë për përmbushjen e nevojave të tyre dhe funksionimin e një shteti. Sigurisht, ajo ka një rol thelbësor në shoqëri, por askush nuk mund të vendos për fatin e saj. Ne jemi të vetëdijshëm, që në zona, ku zakonet peshojnë më shumë se ligji, gruaja shitet për borxhet e babait apo sepse vjen një moshë e cila është e përcaktuar që ajo nuk duhet të vazhdoj shkollën por të martohet, të jetoj me dikë që nuk e do dhe në shumë raste me dikë që as nuk e njeh. Ajo privohet nga qëllimet, pikënisjet apo ambiciet që ajo mund të ketë në jetë, duke e lënë të atin të vendos për të.

Nuk dua të ngjaj klishe në këto tematika apo fenomene, por të them të drejtën sado që koha kalon ne i dëgjojmë dhe sot pritshmëritë e baballarëve për të lindur djalë dhe jo vajzë, i dëgjojmë dhe sot problematikat ku një vajzë nëpërkëmbet nga bashkëshorti i saj, që tregon pa nguruar forcën dhe supremacinë e tij ndaj saj dhe ajo për hir të fëmijëve dhe familjes detyrohet të mbaj gojën mbyllur. Grave i’u duhet një forcë e brendshme, kurajo dhe t’ju kujtosh se janë të bukura gjithmonë. Atyre i’u duhet të punojnë 8 orë në ditë dhe të kujdesen edhe për shtëpinë, Herë-herë harrojnë të kujdesen për veten, për më tepër të hasen dhe me fjalë ofenduese nga bashkëshorti i tyre. Jemi lodhur e stërmunduar me lajme  makabre, ku i dashuri vret të dashurën, burri vret gruan, për motive të dobëta, vetëm sepse e refuzoi apo sepse në presion e sipër nuk mundi të mbahej më. Në këto kohë, ku rëndësia e paqes dhe mirëbashkjetesës është me rëndësi për mirëorganizimin dhe mirëqeverisjen, institucionet duhet të jenë në alarm, shoqata të ndryshme të cilat janë krijuar dhe shpeshherë e kanë marrë iniciativën për të ndërgjegjësuar shoqërinë, ta dërrmojnë, dobësojnë dhe ne fund t’a zhdukin këtë gangrenë që po e tkurr progresin e shoqërisë që në rrënjë. Në vendin tim vijmë me zakone të lashta e tradita ,për të cilat krenohemi se I japin identitet kombit.

ARMA ME E FORTE ESHTE ARSIMI! Nëse flas për vendin tim, ku është krijuar një sistem i cili i mëshon notës më shumë sesa vlerave, leximit të librit më shumë sesa edukimit që merr ndaj tij, përsëritjes përmendësh edhe nëse nuk je i vetëdijshëm se çfarë po thua, mësuese të papërkushtuara dhe që përsërisin si papagall pa e kuptuar se po edukojnë breza dhe përgjegjësia e tyre është misioni më I lartë në një shtet. Jam e vetëdijshme se mund të jetë e vështirë t’a luftosh, ama nuk mendoj se është e vështirë të mendosh edhe për rrethinat, të kesh në fokus arsimin si investimi më afatgjatë dhe I rëndësishëm për shoqërinë. Jetesa është edhe në zona rurale, në periferi, jo vetëm e përqendruar në qendra. Mendoj se e mira do të ishte, që brezi që po rritet të mësohen me zakonet tradicionale e tradita, por të arsyeshme, jo me zakone ku gruaja I lan këmbët burrit, me tradita tradicionale, gatimet e vjetra, por jo gruaja të jetë e nënshtruar dhe të ketë si detyrë thelbësore gatimin dhe punët e shtëpisë. Kjo është e papranueshmë. Ndërgjegjësimi rritet nëpër media, në vendosjen ne gjirin e shoqërisë dhe iniciativat duke takuar çdo qytetar dhe qytetare për t’i kujtuar që nuk janë vetëm, të jemi krah tyre për mision. Dhurimi i librave, nisma për t’ju lexuar fëmijëve, nisma për t’u vendosur në familje për t’ju treguar çdo grua që ne jemi krah tyre dhe për t’i kujtuar shoqërisë që jemi më të organizuar se kurrë. T’i kujtojmë fëmijëve të respektojnë prindërit,i’u lejohet që ndonjëherë të bëjnë gabime, por të mos e kenë si qëllim dhe të vetëdijësohen, të mos trajtohen sikur çdo fjalë që e thotë çuni i shtëpisë është ligj, jo! Aty ku ka vend për arsyetim duhet të mos ja ngjizim si zakon urdhrin dhe supremacinë. Të kujdesen për mamin, ajo është bashkëudhëtarja e tij deri në një fazë shumë të rëndësishme të jetës. Të respektoj motrën, t’a trajtoj mirë atë dhe të mos e nëpërkëmbë, të këshillohet dhe të jetë krah për krah me të sa herë fati arratiset dhe mbeten të pashpresë. Të mësojmë se gruaja është hyjnore, dora që përkund djepin, është dora që rrotullon boshtin e njerëzisë, dora që vendos fatin e shoqërisë..

Përgjegjësia: Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura në këtë artikull janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose pozicionin zyrtar të Qendrës Rinore “Perspektiva”. Supozimet e bëra brenda analizës nuk reflektojnë pozicionin e Qendrës Rinore “Perspektiva”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.