Unë zgjedh; Unë votoj!

Personalisht mendoj se çdo njeri duhet të votojë sepse gjithsecili ka një mendim ose preference. Ne kemi të drejtën e të zgjedhurit të “zyrtarëve të Shqipërisë”dhe njëkohësisht kur votojmë kemi të drejtën e zërit për atë çka ndodh në vend dhe  rreth politikave që na ndikojnë.

Ajo çka kam mësuar si student i shkencave politike është pikërisht kjo ,se qëllimi i demokracisë është që çdo person të ketë një zë për ate çka ndodh në shoqërinë ku bën pjesë , ku proçesi zgjedhor dhe votimi luanjë rolin kryesor.
Zgjedhjet në vetvete mund të mos jenë një kusht i mjaftueshëm për përfaqësim politik , por nuk ka dyshim se ato janë një kusht i domosdoshëm. Në të vërtetë disa mendimtarë kanë shkruar dhe më tej dhe i kanë përshkruar zgjedhjet dhe votimin si vetë shpirtin e demokracise.Përshëmbull, Shumpeter tha se “Demokraci do të thotë vetëm që populli ka mundësinë të pranojë apo refuzojë individët që do t’i qeverisin.”

Në zgjedhjet vendore të 2017-ës  pjesëmarrja e popullsisë në votim ishte 46% dhe ato lokale 2 vite më vonë patën një pjesëmarrje rreth 23%. Kjo pjesëmarrje e ulët bie ndesh me parimin e demokracise ku shumica zgjedh pasi duke parë statistikat shumica nuk ka votuar.Dhe kur shumica nuk voton , mua natyrshëm më lind pyetja se a është me të vërtetë kjo demokraci?

Më shumë se 160 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të 2020, pjesëmarrja më e lartë kjo në 120 vite sipas të dhënave paraprake të US Elections Project. Që prej viteve 1900, nuk ishte parë të arrihet më një nivel i pjesëmarrjes në votime që shkon në 66.9%.

Problematika në Shqipëri qëndron më shumë tek moshat e reja 18-24 ku një pjesë e mirë e tyre nuk votojnë. Edhe pse kanë preference të ndryshme në zgjedhje dhe ideologji shumica zgjedhin të mos votojnë dhe shohin emigrimin si zgjidhje duke argumentuar se “Shqipëria nuk bëhet” dhe e urrej këtë fraze.

E urrej sepse ti si votues ke fuqinë për të vendosur për cilësinë e jetës që dëshiron për veten dhe për brezat e ardhshëm. Ke në dorë të ardhmen e vendit dhe une nxisë cilindo dhe të gjithë njerëzit që po lexojnë këtë shkrim të kuptojnë se sa e madhe  dhe e rëndësishme është votimi në demokraci , dhe të përdorin mundësitë e dhëna për të bërë një ndryshim në Shqipëri.

Në qoftë se ju nuk votoni , ju i hiqni vetes mundësinë për të ngritur zërin për të drejtat e juaja. Zgjedhjet vendosen nga njerëz që dalin e votojnë. Proçesi i fushatës u ofron zgjedhësve një gamë të gjerë informacioni rreth partive, kandidatëve të tyre, politikave, arritjet e qeverisë aktuale, sistemin politik e kështu me radhë. Merrni pak  kohë dhe mësoni rreth programeve politike dhe kandidatëve.Në këtë kuptim duke grumbulluar informacionin e nevojshëm arrihet edukimi i votuesve.

Nëse nuk votoni, dikush tjetër do të marrë vendimin për ju. Fuqia juaj është në votën tuaj.

Si përfundim, dua ta mbyll me shprehjen e Barack Obames ish president i SHBA-së i cili thotë : “Nuk ekziston diçka e tillë që një votë nuk vlen , e gjitha është e vlefshme”. Prandaj merrni vendimin për të votuar për veten tuaj dhe ata që janë përreth jush.

Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet – Votoni!

Autori: Indrit Osmani


“Ky botim u prodhua në kuadër të projektit “Zëri im; Vota ime” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.”

  • Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Skemës së Nën-Granteve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit – SGS EuropeAid / 163516 / DD / ACT / AL-2
  • The project is funded by the European Union through the Sub-Grant Scheme of the Albanian Helsinki Committee – SGS EuropeAid / 163516 / DD / ACT / AL-2

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.