Epoka e Covid-19

Epoka e Covid-19 preku të gjithë vendet në botë në intervale kohore të ndryshme, ku pjesa më e madhe e tyre vazhdon ende betejën kundër Covid-19. Kjo ishte pandemia më e madhe globale e shekullit të fundit. 

Shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve të përditshme, detyronin qeveritë përkatëse të ndërmerrnin masa kufizuese. Pavarësisht formës së qeverisjes, legjislacioni duhej shtrënguar dhe të drejtat e njeriut u cënuan. Vendet me shifra kritike shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ku ndër ta ishte edhe vendi ynë.

Shqipëria nuk nisi në asnjë moment me kufizime graduale, por instikti i mbrojtjes n’a çoi menjëherë në karantinë totale, ku me 24 Mars kabineti qeveritar shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në vend, vendim ky i cili hyri në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kjo pandemi globale preku shumë aspekte të jetës, ato fizike, psikologjike, sociale, ekonomike etj.

Masat kufizuese ndikonin menjëherë në cungimin e të drejtave më të rëndësishme. Duke nisur nga liria, asnjëri prej nesh nuk e gëzonte më atë në formë të pastër. Daljet ishin të limituara dhe të procesuara. Karantina totale përfshinte çdo qytetar të Shqipërisë. U pa dukshëm që të drejtat po shkeleshin dhe rastet ishin të llojllojshme, ku mund dhe nuk mund të reagonim. Mosha e tretë ishte rasti më flagrant i diskriminimit që ecte paralelisht me shkeljen e lirisë. Ata nuk lejoheshin të dilnin për një kohë të gjatë. Arsimi u zhvendos në metodologjinë moderne, atë virtuale. Divergjencat ekonomike krijonin arsim jo të barabartë, ku personat që nuk kishin një smartphone, kompjuter apo laptop dhe akses në internet, shkëputeshin në mënyrë direkte nga e drejta për arsim.

Gjejmë dukshëm nuanca filozofie mes kësaj gjendje pandemie, ku siç kanë thënë filozofë të shquar: & quot; Njeriu është i lirë, por ngado që t’a shohësh, e gjen të lidhur me zingjir. Njëjtë kanë vazhduar masat sot, ti lihesh i lirë nën masa shtrënguese. Humbëm edhe traditat, mes të drejtave. Nuk mund të vizitonim të sëmurët, nuk na u lejua pjesëmarrja në varrime, nuk përshëndeteshim më fizikisht, pra teknikisht distanca sociale na distancoi edhe nga traditat.

U mbështetëm mbi një të drejtë të vetme që po mbetej si e garantuar në një formë aktuale, ajo e informimit, ku media po luante rolin kryesore në përcjelljen e situatës tek qytetarët. Megjithëse konspiracione të ndryshme shpesh herë e kryqëzuan median si jo reale në cfarë po përcillte.

E drejta për shërbim mjekësor po ashtu u zbatua e gjymtuar. Vaksinimi selektiv, herë uniformat, herë administrata e herë mosha e tretë, tregon një formë tjetër diskriminimi. 

Të drejtat u shkelën hapur e në heshtje dhe e ngjyruam çdo shkelje si ‘në gjendje të jashtëzakonshme dhe situatat do jenë të jashtëzakonshme’

Autori: Artiola Koka

“Ky botim u prodhua në kuadër të projektit “Be my Voice: Human Rights in COVID-19 era” i cili mbështetet nga Këshilli i Europës nëpërmjet mbështetjes financiare të European Youth Foundation. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Këshillit të Europës apo European Youth Foundation ”

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.