Gjuha e urrejtjes në shoqëri

Gjuha e urrejtjes është një formë e shprehjes së emocioneve negative. Kjo lloj forme e shprehjes së indinjatës së brendshme, ndikon në shoqërinë tonë. Konjakturat e kësaj ndërtese që krijon kjo shprehje e brendshme janë të errëta dhe dëmprurëse në realitetin ku jetojmë. 

Ne jemi njerëz që bashkëjetojmë dhe ndërtojmë një shoqëri dhe bashkëjetesën sociale. Mes nesh lindin keqkuptime dhe forma të ndryshme të urrejtjes, të cilat vetëm mund të dëmtojnë dhe mund të na bëjnë të urrejmë njëri-tjetrin, ç’ka nuk do të ishte e dobishme për asnjë prej nesh. Kjo do të nxiste dëmtimin, urrejtjen, vështirësi në bashkëpunim dhe përçarje ndërmjet target grupeve të ndryshme të shoqërisë. 

Që prej epokës së neolitit kanë ekzistuar shtresat e shoqërisë. ç’ka ka bërë që edhe përgjatë viteve thjesht të vijoj e njëjta ndarje në shoqëri, që nxit urrejtjen dhe shprehjen e formave të ndryshme të diskriminimit duke sjellë si rrjedhojë përçarje ç’ka e cila nuk e ndihmon një shoqëri ku duhet të mbizotëroj ligji dhe dashuria. 

Për të bllokuar format e ndryshme të urrejtjes në shoqëri është  e nevojshme të nxitet dashuria dhe mirëkuptimi. Në ditët e paqes, ne do të kujtohemi si arkitekt të kësaj bardhësie. 

Dhuna verbale dhe gjuha e urrejtjes e kemi hasur dhe nga lajmet, kryesisht nga kronika e zezë. Ku nxitet agresiviteti dhe dhuna verbale. Forma të tilla janë që në titull: “I infektuar me covid-19, vdes 19 vjeçari”, “Do të të vrass!”, “Kjo është politikë e krimit dhe bandës” etj etj etj. Të cilat pa kuptuar nxisin anët më negative të shoqërisë, vetëvetiu pa dashur. Prandaj, duhet bërë një analizë e gjendjes së medias apo të ndividëve dhe figurave publike në vend, pa censuruar, manipuluar apo ndikuar në lirinë e shprehjes por vetëm në ruajtjen e integritetit dhe paqes në mesin e shoqërisë. 

 Liria e shprehjes shpesh shoqërohet me moskuptimin e çfarë një formë e caktuar e shprehjes mund të ngjizi në gjirin e shoqërisë, siç është armiqësia dhe dhuna psikologjike. 

Liria e shprehjes sigurisht, ështe e garantuar dhe e sanksionuar në kushtetutë, ashtu siç është e drejta për t’u mbrojtuar nga nxitja e urrejtjes në shoqëri. 

Autori: Flavia Hasko

“Ky botim u prodhua në kuadër të projektit “Be my Voice: Human Rights in COVID-19 era” i cili mbështetet nga Këshilli i Europës nëpërmjet mbështetjes financiare të European Youth Foundation. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Këshillit të Europës apo European Youth Foundation ”

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.