Krijimi i Rrjetit të Shoqërise Civile CVE
Më datë 28 Janar 2019, Qendra Rinore Perspektiva mori pjesë në Tryezën e diskutimit “Për krijimin e Rrjetit të Shoqërisë Civile CVE” dhe Promovimin e Raportit Hartëzues Kombëtar ”Shoqëria civile në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri”, organizuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (Qnl Clci) në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (https://cve.gov.al/).
Ky Raport është hartuar në kuadër të projektit rajonal “Komunitetet të parat: krijimi i rrjetit të organizatave të shoqërisë civile për parandalimin dhe përballimin e ekstremizmit të dhunshëm – nga parandalimi në riintegrim”, zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (Shqipëri), Hope and Homes for Children (Bosnje dhe Hercegovinë), Partners Kosova – Qendra për Menaxhimin e Konflikteve (Kosovë), Forum MNE (Mali i Zi), Centre for Common Ground (Maqedoni) dhe Qendra Kulturore DamaD (Serbi) dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Shoqërisë Civile dhe Medias 2016- 2017, Konsolidimi i Rrjeteve Tematike Rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile.
Z. Agron Sojati, Koordinator Kombëtar dhe Drejtor i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në Fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë thelbësorë të bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe Qendrës së Koordinimit CVE në përpjekjet e përbashkëta për parandalimin dhe luftimin e këtyre fenomeneve. Z.Sojati shprehu gadishmërinë e tij në emër të Qendrës së Koordinimit për të bashkëpunuar në vijim për ngritjen e forcimin e Rrjetit të OSHC-ve qe kontribuojne ne kete fushe. Gjithashtu ai vleresoi se databasa e raportit te hartezimit perben nje kontribut te vlefshem i cili do te pasurohet ne vijim dhe sugjeroi qe puna dhe aktivitetet e organizatave te Rrjetit te jene te harmonizuara me planet e veprimit..
Z. Alessandro Angius dhe Z. Jonas Paul, përfaqësues të Delegacionit të BE në Shqipëri (European Union in Albania) përshëndetën aktivitetin, duke theksuar mbeshtetjen e ofruar nga Bashkimi Europian nëpërmjet skemës së subgranteve dhe iniciativave në mbështetje të komuniteteve, OJF-ve në nivel grassroots, etj.
Eksperti i Këshillit të Evropës (Council of Europe) Z. Morten Hjørnholm, ndau me pjesëmarrësit qëllimin dhe objektivat e krijimit dhe mbështetjes së Rrjetit të Shoqërisë Civile, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Përfaqësues të Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) ndanë me pjesëmarrësit eksperiencën e Qendrës për zbatimin e projekteve për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm dhe prezantuan gjetjet e raportit kombëtar të hartëzimit të OShC-ve që operojnë në këtë fushë në Shqipëri.
Raporti synon të identifikojë arritjet, risqet dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim mes aktorëve shtetërore dhe OJF – ve qe punojnë në këtë fushë. Krahas OJF-ve, një tjetër interes i procesit të hartëzimit kanë qenë organizatat me bazë fetare (OBF), duke synuar të identifikohen ato OBF që kanë lidhje të forta me shkollat, të rinjtë, komunitetet & grupet vulnerable.
Previous