“One Step Together: Increasing Resilience of Young People to Radicalization in the areas of Dibёr, Elbasan and Kukёs”

Duke ndjekur synimet e programit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, ne duam të fokusohemi në rritjen e njohurive të të rinjve dhe aftësinë e tyre për të përballuar propagandën dhe mendimin e radikalizuar në zonat e Dibrës, Elbasanit dhe Kukësit. Përmes disa viteve të punës së Qendrës Rinore “Perspektiva” me lëvizjet e të rinjve në nivel kombëtar, shohim se fuqizimi i bashkëmoshatarëve në të gjithë linjat rurale-urbane është një mjet shumë i fuqishëm që u jep të rinjve një ndjenjë përkatësise në një komunitet më të madh dhe i motivon ata të veprojnë si kontribues në zgjidhjen e problemeve që shfaqen në komunitetet e tyre. Këta faktorë janë vendimtarë për ndërtimin e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me padrejtësitë dhe ankesat, përballimin e propagandës dhe presionin e bashkëmoshatarëve, dhe luftën për idealet në mënyrë jo të dhunshme dhe konstruktive. Të rinjtë mund të jenë zgjidhja përmes bashkë-projektimit të metodave kundër radikalizimit dhe rritjes së kapaciteteve të bashkëmoshatarëve

Duke filluar nga data 11 Janar 2018,  Qendra Rinore “Perspektiva” dhe “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare Shqipëri” me asistencën financiare të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (AHC) me fondet e Bashkimit Evropian, kanë implementuar projektin 6 mujor “One Step Together: Increasing Resilience of Young People to Radicalization”. Ky projekt ka përgatitur rreth 60 të rinj ne luftimin dhe parandalimin e e gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit dhe propagandës se dhunshme.

Projekti ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të të rinjve në parandalimin e mendimeve të radikalizuara dhe propagandën pseudo-fetare në zonat e Dibrës, Elbasanit dhe Kukësit përmes edukimit të të drejtave të njeriut, fuqizimit të bashkëmoshatarëve dhe shembujve pozitive.

Objektivat:

Rritja e ndërgjegjësimit të të paktën 60 të rinjve nga zonat rurale dhe urbanizuara të Dibёr, Elbasan dhe Kukёs për faktorët, forma, fushëveprimin dhe pasojat e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Rritja e qëndrueshmërisë së pjesëmarrësve për të përballuar padrejtësitë, për t’i bërë ballë propagandës pseudo-fetare, mendimit të radikalizuar dhe presionit të bashkëmoshatarëve nëpërmjet një trajnimi mbi:

– Komunikimit jo të dhunshëm,

– mendimit kritik,

– Sjelljet e përgjegjshme në internet (siguria në internet),

– Luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe paragjykimeve;

*Fuqizimi i pjesëmarrësve për të kuptuar rolin e tyre si kontribues në parandalimin e radikalizimit në komunitetet e tyre duke krijuar bashkë me ta shembuj pozitive ndaj parandalimit të radikalizimit;

*Krijimi i kontakteve të besueshme mes të rinjve nga zonat e synuara dhe përfaqësuesit lokalë të Komunitetit Musliman Shqiptar në mënyrë që të kufizojnë potencialin e shpërndarjes së mendimit radikal pseudofetar;

*Përforcimi i rolit pozitiv të të rinjve në

This slideshow requires JavaScript.

parandalimin e radikalizimit përmes një fushate ndërgjegjësimi në Shqipëri, e përkushtuar për promovimin e shembujve positive në parandalimin e radikalizimit dhe një Konferencë përfundimtare

Trajnimi i parë u zhvillua në rrethin Elbasan, më 27-28 Shkurt 2018.

Trajnimi i dytë u zhvillua në rrethin Kukës, më 20-21 Mars 2018.

Trajnimi i trete u zhvillua në Durres, më 21-22 Maj 2018

Për këtë trajnim u zhvilluan programe 2 ditore në rrethin e Elbasanit, Kukes dhe Durrës dhe një konferenca përmbyllëse më 13 Qershor 2018 në Universitetin Epoka.

This slideshow requires JavaScript.

 

Advertisements